Shkruan: Agim Vuniqi
Çfarëdo marrëveshje që nënshkruan Serbia me Kosovën, nuk është obligative për të, sepse BE-ja nuk e ka pranuar Kosovën si shtet, as Serbia, edhe për faktin se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, ndërsa Serbia po. Marrëveshjet ndërkombëtare janë obligative për shtetet anëtare të OKB-së, apo jo?
Disa “analiste” shqip-folës të Facebookut por edhe shumë të tjerë shpejt po i lëshon lengu, shohin një ëndërr dhe mendojnë se krejt njerezit në botë e kanë pa të njëjtën ëndërr, pastaj te nesermen shohin nje tjeter dhe kundershton enderren e pare. Keshtu pa fije mendje shkruajne për Zajednicen, apo korigjimin e kufijeve. Serbia aktualisht e mbikeqyre veriun, por jo vetem veriun e ka nen mbikeqyrje, por nuk e ka te pranuar nderkombetarisht, ndersa Luginen e Presheves e ka te okupuar dhe as qe behet fjale për ndonje lloj kompromisi. Hendikepi me i madhe eshte qe Serbia eshte anëtare e OKB-se, ndersa Kosova jo, qe me ligjin nderkombetare cfaredo marreveshje qe lidhe Serbia me Kosoven nuk eshte e karakterit nderkombetare dhe se nuk e obligon atë ta respektoje.
Merre me mend çfarë tradhëtie Thaçi i beri Kosoves, pa asnje nevoje e detyroi parlamentin e Kosoves me votu me 2/3 e deputeteve te Kuvendit Zajednicen, ndersa a keni pa ndonje marreveshje qe Serbia ka nenshkruar me Kosoven, jo si shtet, por si territor, e ka votu në Kuvendin e saj, nuk, qe do te thote po ti hynte Kosova bisedimeve me Serbine për korigjim kufijesh pa pasur tapin e shtetit te pranuar nga OKB do te ishte tratheti e shumefisht, sepse ashtu po tregetohej territori i vendit pa te obliguar askush, qe i bie ne po merremi vesh per shkembim territoresh, ndersa une po e mbaj tapin, sepse Serbia në Kushtetuten e saj e ka Kosoven pjese te saj. Duhet me kuptu nje gje qe Serbia nuk do ta pranoje asnje marreveshje me Kosoven, sepse deri me tash Serbia ka bashkebisedu me BE-në për Kosoven për te arritur synimin, anetaresimin në BE, ndersa Kosoven e ka shfrytezu si trampoline.