Shqiptarët, kahdo që të jenë, përkujtojnë këto ditë gjenocidin grek të ushtruar ndaj bashkëkombësve të tyre, banorë autoktonë të Çamërisë.
“Java e Çamërisë” na kujton padyshim një nga datat më tragjike, nga një varg datash të tilla, të ruajtura në kujtesë si akte të dhimbjes kulmore të Kombit tonë.
Nesër, me datën 21-06-2021, ditën e Hënë, Shoqata Çamëria Kosovë hap ekspozitën e “Gjenocidit Çam” duke filluar manifestimet e “Javës Çame”, njofton Kosova Post.
Ekspozita hapet në Sheshin “Meh Uka” në qytetin e Mitrovicës duke filluar nga ora 12:00.
Motivi ekspozitës ka të bëj me dëshmit e gjenocidit grek mbi popullatën e pafajshme Çame dhe shprenguljen e saj nga trojet e tyre.
Ja postimi i plotë i Shoqatës Çamëria Kosovë!
FTESË ! Nesër, më 21 Qershor në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, me rastin e hapjes së “Javës Çame” do të hapet Ekspozita duke e rikujtuar 77 vjetorin e gjenocidit grek mbi popullin autokton të Çamërisë.
Në këtë ekspozitë do të prezantohen fotografi dhe dokumente orgjinale të çamëve nga Çamëria.
● Në pjesën e parë është e paraparë të shfaqet hapsira (harta) gjeografike e Çamërisë ndër shekuj !
● Në pjesën e dytë paraqiten fotografitë e jetës së çamëve në trojet e tyre autokton.
● Në pjesën e tretë përfshihen fotografi të hartuesve kriminel shtetëror grek mbi planin e shfarosjës së popullsisë çame.
● Në pjesën e katërt përfshihen fotografi – dëshmi të gjenocidit grek mbi çamët.
● Në pjesën e pestë fotografi nga kampet e ngritura për refugjatët çam në Shqipëri.
● Në pjesën e gjashtë ju prezantojmë fotodokumente (tapi, marrëveshje, certifikata etj).
Kujtojmë të kaluaren heroike, ndërtojmë të ardhmen e fuqishme kombëtare. Ju mirëpresim !
Me respekt Kryetari i Shoqatës Çamëria Kosovë z.Përparim Uka./KosovaPost/.