Deputetët e Listës Serbe të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë demonstrative kanë braktisur seancën duke e bërë të qartë publikisht se nuk donin ti jepnin legjitimitet qëllimeve të institucioneve të Kosovës që përmes Rezolutës të dënojnë gjenocidin serbtë kryer në Srebrenicë, transmeton Kosova Post.
Pas lëshimit të seancës, Lista Serbe, ka reaguar duke e quajtur Rezolutën të një anshme, sulm ndaj popullit serb pa asnjë bazë.
Sipas tyre veprimi i sotëm i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kërcënon marrëdhëniet ndër etnike dhe nuk thotë asnjë fjalë për vuajtjet e serbëve.
“Rezoluta e propozuar nga deputetët nga radhët e popullit boshnjak dhe e mbështetur nga të gjithë deputetët shqiptarë, në mënyrë të njëanshme, pa asnjë bazë, sulmon popullin serb, shtetin serb dhe kërcënon marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk thotë asnjë fjalë për vuajtjet kriminale të serbëve, qoftë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci apo Kosovë. Është më shumë se e turpshme që Kuvendi i Kosovës kurrë nuk përmend krime ndaj serbëve, siç është vrasja e serbëve në Stari Grac, vrasje dhe plagosje të fëmijëve në Bistrica, ose dëbimin e një numri të madh të serbëve, apo të zhdukur nga Kosova, por ata përpiqen të shpifin dhe fyejnë serbët dhe Serbinë në mënyrën më të keqe të mundshme, dhe të dënojnë çdo përpjekje për të thënë publikisht të vërtetën në lidhje me krimet kundër serbëve si një vepër verbale”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Lista Serbe.
Gjithashtu Lista Serbe, shkruan në deklaratën e saj se histeria ndaj popullit serb, filloi tash nga Mali i Zi që u pasua nga Kosova me miratimin e Rezolutës që shpall Serbinë shtet që ka kryer gjenocid.
“ Padyshim, bujë dhe histeri e organizuar kundër popullit dhe shtetit serb pas kaq shumë vitesh, e cila, për fat të keq, filloi nga Mali i Zi, është ekskluzivisht një produkt zilie për shkak të forcimit të përditshëm të shtetit tonë në ekonomi, politike, ushtri, shëndetësi dhe çdo fushë tjetër. Prandaj, përgjigja më e mirë e secilit prej nesh, individualisht dhe vendit tonë, do të jetë edhe më e fortë dhe më e përkushtuar puna dhe progresi ekonomik që do ta bëjë Serbinë tonë dhe popullin tonë më të fortë, më të lirë dhe më të mirë – përfundon deklarata e sotme e Listës Serbe për miratimin e Rezolutës së turpshme mbi gjenocidin e pretenduar në Srebrenica./Kosova Post/