Një intervistë e ish-presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev është bërë kryelajm në vendet e ish-bashkimit sovjetik, ku u dha premierë gjatë kësaj jave.
Bëhet fjalë për filmin dokumentar “Kazaku – Historia e njeriut të artë” ku ish-lideri intervistohet nga regjisori I njohur Oliver Stone.
Aty, ai kujton se 7 vjet më parë, sa ishte në detyrë, kishte vendosur që vendi I tij të mos e njihte Krimenë si pjesë të Rusisë, ndërsa si arsye e jep edhe Kosovën, dhe kërkesën e saj për njohje.
“Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë, sepse atëherë duhet ta kishim njohur Osetinë e Veriut, Abkhazinë dhe Kosovën. Edhe Kosova po na kërkon njohje”, ka thënë Nazabayev, njofton Klan Kosova.
Ish-presidenti kujton se Kazakistani nuk e mbështet as Ukrainën.
Rusia e pushtoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe që atëherë ka mbështetur separatistët që luftojnë në Kiev në lindje të vendit. Më shumë se 13,000 njerëz kanë vdekur në konflikt.