Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka pranuar sot donacion nga Bashkimi Evropian pajisje mjekësore të cilat përbehen nga 90 shtretër, 6 mijë teste dhe 67 mijë maska, donacion ky që kap vlerën prej 800 euro, raporton Kosova Post.
Në këtë pranim donacioni morën pjesë zyrtarë të lartë shëndetësor si ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, Drejtori i IKSHP, Naser Ramadani dhe drejtori i QKUK, Basri Sejdiu të cilët vlerësuan lartë këtë ndihmë në këtë kohë të domosdoshme për këto pajisje.
Shefja e Zyrës sa e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me këtë rast deklaroi se pandemia nuk është vetëm krizë për Kosovën sepse me mete pandemi po ballafaqohen të gjithë ku shtoj se BE është krenare që e para ka dalë me pako emergjente ‘ Donacioni i sotëm tregon se ne e shohim kosovarët si vëllëzerit tanë andaj sot po dorëzoj këtë në vlerë prej 800 mijë euro në kuadër të pakos emergjente”, tha Apostolova.
Kurse ministri i Shëndetësisë Armend Zeman tha se ky donacion i BE-së, nuk është i vetmi e as i fundit, është pjesë e kontingjentit që kanë arritur më parë dhe na kanë ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë.
“Mos lejoni që të kemi donacione të tilla në pafundësi, na ndihmoni ta përfundojmë pandeminë, respektoni masat, zbatoni masat e MSH-së dhe IKSHPK-së, mos dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri për vendimet e qeverisë, ruani shëndetin tuaj dhe të familjes, më e rëndësishme është shëndeti sesa politika apo dallimet politike që paraqiten në kohë pandemie”, tha Zemaj, raporton Kosova Post.
Donacioni u dorëzua nga shefja e BE-së, për Kosovën, Natali Apostolova.