Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion para objektit të Komunës së Prishtinës, ku ka vendosur hartën e shtetit të Kosovës.
Një aksion i tillë vjen dy ditë pasi Emisari Miroslav Lajçak u shfaq në një intervistë, ku krahas flamurit të BE-së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
Frashër Krasniqi nga kjo parti ka thënë se Kosova s’mund të pranojë asnjë zgjidhje që e bën jofunksional shtetin e Kosovës.
“Kosova s’mund të pranojë asnjë zgjidhje që e bën jo funksional shtetin tonë. Për ne, z.Lajçak tashmë është pozicionu në anën e Serbisë. Kjo është e papranueshme për ne”, ka thënë Krasniqi.g.e.