Ka përfunduar ndeshja në mes Kosovës dhe Sllovakisë në Prishtinë.
Sllovakia ka shënuar fitore duke siguruar kaulifikueset për Kupën e Botës në basketboll që zhvillohet në vitin 2023.
Ishte një ndeshje e jashtëzkonshme që u shoqërua me rivalitet të madh gjatë gjithë takimit.
Rezultati përfundimtar ishte 73 me 77.
Djelmoshat e Marmarinos u munduan gjatë tërë takimit si dhe patën epërsinë deri në fund të çerekut të tretë, por që nuk mjaftoi për ta fituar ndeshjen.
Çereku i katërt ishte vendimtar në të cilin Sllovakia ishte për një nuancë më e mirë.