Sot janë lindur 16 foshnje. Kështu është bërë e ditur nga Klinika Gjinekologjike në QKUK, transmeton Kosova Post.
Zef Ndrejaj, në një prononcim, ka thënë se 4 prej lindjeve janë kryer me prerje cezariane.
“Prej orës 12 të mesnatës e deri më tani kanë ardhur në jetë 16 foshnje, 4 prej tyre me prerje cezariane, ndërsa 12 me lindje normale.Gjendja e nënave dhe e foshnjave është e mirë, nuk kemi pasur ndonjë problem”, tha ai për KlanTv.