Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga ky virus ndërkaq janë regjistruar vetëm 15 raste të reja pozitive.
IKSHPK, bën të ditur se tani për tani numri i rasteve aktive që janë duke u shëruar nga koronavirus është 186.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 492 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110 mijë e 97 doza të vaksinës.
Deri më sot 13 mijë e 149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.