Nga rastet e para te shfaqjes së pandemisë më 13 mars të vitit të kaluar e deri më sot, janë regjistruar gjithsej 102 mijë e 742 raste.
Ndërkaq 2 mijë e 105 raste kanë përfunduar me fatalitet në Kosovë, si pasojë e COVID-19.
Nga koronavirusi i kemi të shëruar 89 mijë e 141 persona.
508 mijë e 333 persona janë testuar si të dyshuar për SARS Cov-2.
E numri i raste aktive në vendin tonë arrijnë në 11 mijë e 496.
“Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496”.