Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 53 mijë e 776 raste nga 197 mijë e 061 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Deri tani 1 mijë e 377 persona me COVID-19 kanë humbur jetën,
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 140 raste.
Ndërsa numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ka arritur në 46 mijë e 259 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 253 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 646 pacientë.