Procesi i vaksinimit kundër COVID-19, është duke vazhduar, transmeton Kosova Post.
Që nga fillimi i vaksinimit e deri tani janë dhënë mbi 1.4 milion doza të vaksinës, ndërsa me dozë të dytë janë vaksinuar rreth 600 mijë qytetarë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës. Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.
Institucionet shëndetësore vazhdimisht po bëjnë thirrje për vaksinim, teksa Qeveria synon që deri në fund të vitit mbi 60 për qind e popullatës të vaksinohet kundër COVID-19./KosovaPost/