Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) , ka bërë të ditur se prej 13 marsit të vitit të kaluar e deri më sot me covid-19 janë infektuar 65 mijë e 65 qytetarë.
Prej tyre 56 mijë e 655 qytetarë u shëruan nga infektimi me virusin korona, ndërsa 1 mijë e 553 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.
Aktualisht në vend janë 6 mijë e 857 raste aktive me COVID-19.
Më së shumti rast pozitive janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 297 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 311 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.655 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.857”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së