Më pak se dy orë kanë mbetur deri tek fillimi i ndeshjes Kosova-Qipro.
‘Dardanët’ dhe qipriotët do të përballen në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.
Greqia po e mbyllë këtë edicion si lider i Grupit 2 me 12 pikë, Kosova aktualisht ka gjashtë, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Qipro janë me pesë.
Alain Giresse pritet që në këtë takim të futet me skemën 4-2-3-1.
Formacioni i Kosovës: Arijanet Muriq, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Donat Rrudhani, Florent Muslija, Ibrahim Dreseviq, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Zymer Bytyqi, Vedat Muriqi.
Ndeshja Kosovë-Qipro nis në orën 20:45.