Në vendin tonë brenda 24 orëve kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje, raporton Kosova Post.
Rastet kanë ndodhur në Klinë, Mitrovicë dhe Zubin Potok.
Këto janë detajet e dhëna në raportin e policisë për rastet në fjalë:
DHUNË NË FAMILJE
Klinë 20.08.2021 – 19:44. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi të njëjtit janë konfrontuar mes vete, djali ishte nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër (prindi i tij) është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë 20.08.2021 – 06:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pistoletë ka kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij viktimat kosovarë. Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Zubin Potok 20.08.2021-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPost/