Pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga njësitet e rregullta, kanë hyrë në pjesën veriore të Mitrovicës, me qëllim të rritjes së prezencës në pjesët e qytetit ku jeton popullata etnikisht e përzier, në mesin e të cilëve kryesisht shqiptarë.
Qëllimi i ardhjes së këtyre njësive është ekskluzivisht “mbrojtja e pjesëve etnikisht të përziera të qytetit dhe pas disa ankesave të shqiptarëve nga veriu se nuk ndihen të sigurt”, kanë konfirmuar zyrtarë të policisë për agjencinë Kossev.
Policët janë të vendosur në grupe më të vogla dhe vërehet një numër më i vogël i qytetarëve, por numri i qytetarëve është në rritje.Situata tani për tani është e qetë dhe në qytet po patrullojnë edhe anëtarë të EULEX-it, njofton Kossev.
Portali Kossev nga burime policore ka mësuar se ky përforcim policor zbatohet “ekskluzivisht për pjesët etnikisht të përziera të qytetit, në Mahallen e Boshnjakëve dhe te Tre Soliterat, me qëllim mbrojtjen e popullatës në këto pjesë të qytetit.