Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë takim nesër për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Kosova Post.
Kjo është konfirmuar për Kosova Post nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvedin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt, tha Elezi.