Kosova përkujton sot 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë, përcjell KosovaPost.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kjo masakër i dha vulë barbarisë dhe mizorisë së krimeve të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.
Vrasja e 45 fëmijëve, grave dhe burrave, sipas tij, ngriti alarmin në mesin e shteteve perëndimore për nevojën e ndërhyrjes së forcave të NATO-s.
“Liria jonë do të jetë e plotë, atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.