Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka pritur në takim Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, me të cilën kanë dikutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, shkruan Kosova Post.
Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka shprehu falënderime ndaj shtetit të Luksemburgut për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës.
Për më tepër ka thënë Krasniqi se “PDK si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtet ndërtimit”.
Postimi i plotë:
Në takim me Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Zonjën Natacha Gomes, biseduam për bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona.
E falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i jep Kosovës me programe të ndryshme, duke përfshirë ato në fushat e shëndetësisë dhe arsimit.
PDK si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtet ndërtimit.