Sekretar i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë Agim Krasniqi, tha se “Open Ballkan” është një tezë e cila nuk mund të realizohet.
Krasniqi tha në Sytë 7 në Klan Kosova se nëpërmjet “Open Ballkan”, Franca po mundohet për ta penguar “Procesin e Berlinit”.
“Open Ballkan është një tezë e cila nuk mund të realizohet. Në disa hulumtime të cilat ne i kemi bërë kemi konstatuar se “Open Ballkan” është një përgjigje që i vie Procesit të Berlinit, sepse Procesi i Berlinit ka pasur për qëllim që të një krijojë një hapësirë ekonomike në këtë rajon, për t’i përgatitur shtetet për integrimin evropian”.
“Mirëpo duke pasur parasysh që ka një divergjencë në mës të politikës franceze dhe asaj gjermane atëherë nëpërmjet këtij “Open Ballkan”, francezët po interferojnë për ta penguar Procesin e Berlinit”.
Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë nesër në Fakultetin Juridik do të mbajë konferencën shkencore të titulluar “Evropa juglindore dhe gjeopolitika sot – Ballkani i hapur dhe çështja shqiptare”.
Ndërkohë sot kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, do të takohen këtë të enjte në kuadër të “Open Balkan” në Beograd.