Fitoren, medaljen e artë të Nora Gjakovës, e cila edhe sot shkëlqeu në sportin e xhudos në Lojërat Olimpike Tokyo2020, e përshëndeti edhe Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, shkruan Kosova Post.
Ai ka shkruar në Facebook, se me punë të jashtëzakonshme, nuk kishte si të ishte ndryshe, përveç mahnitëse dhe e artë Nora Gjakova.
“Shumë urime për Norën Medalja e Artë Olimpike. Përulje e respekt për punën e saj e të gjithë ekipit të xhudos, të prirë nga kryemjeshtri Driton Kuka”. Ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai ka falënderuar gjithë ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike, siç shkruan Krasniqi me punë e pasion po na bëjnë krenarë.
Postimi i plotë:
E MAHNITSHME! Dhe nuk kishte si të shkonte ndryshe për Nora Gjakovën, që me punë të jashtëzakonshme arriti deri këtu për ta realizuar ëndrrën e saj e të Kosovës, për ta shkruar historinë tonë në Lojërat Olimpike.
Shumë urime për Norën Medalja e Artë Olimpike. Përulje e respekt për punën e saj e të gjithë ekipit të xhudos, të prirë nga kryemjeshtri Driton Kuka.
Faleminderit gjithë ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike që me shumë punë e pasion po na bëjnë krenarë! 🥇🇽🇰