Krasniqi: Po na kompletohet braktisja dhe izolimi!

Profesori universitar Milazim Krasniqi shprehet i shqetësuar për faktin se shqiptarët nuk po janë mirënjohës ndaj ndihmës që i ka dhënë Turqia Kosovës pas luftës dhe faktin se ajo ishte shteti i parë që e njohu pavarësinë e Kosovës, transmeton Kosova Post.

Sipas tij mosmirënjohja e shqiptarëve për kontributin e Turqisë mund të ketë pasoja në të ardhmen meqë ajo mund të distancohet nga mbështetja e Kosovës.Ai shprehet i habitur pse kjo urrejtje ndaj shtetit të Turqisë  më shumë sesa ndaj atyre që tentuan gjenocid ndaj neve.

‘Nuk e rrokë men’ja e sh’noshë’ që ne shqiptarët e Kosovës e urrejmë Turqinë më shumë se sa Serbia’, shkruan kështu Krasniqi në facebook.

Ja postimi i plotë i Krasniqit:

‘Nuk e rrokë men’ja e sh’noshë’që ne shqiptarët e Kosovës e urrejmë Turqinë më shumë se sa Serbia. Pse? Sepse Turqia e ka njohur Kosovën si shtet në vitin 2008, sapo është shpallur pavarësia.

Në vitin 1389, Perandoria Osmane (për aq sa ajo ka lidhje me Turqinë e sotme) e ka shpërbërë sundimin serb mbi tokat arbërore. Dhe i ka sunduar gati pesë shekuj edhe ata.

Megjithatë, serbët e presin presidentin turk me nderimet më të larta. Ministri Daçiq, si ‘kafanski pevaç’ ia këndon Erdoganit këngën ‘Osman aga.’ Një gazetar që e ka përcjellë vizitën e Erdoganit në Serbi, më tha se Turqia tashmë pothuajse e ka hequr Kosovën nga axhenda. Ka partnerë shumë më serioz në Ballkan.

Pra, injorantët, ata që kanë ‘bllokim mental’ siç u shpreh ky miku im, kanë arsye të gëzohen. Po na kompletohet braktisja dhe izolimi. Sot edhe Shqipëria u shfaq e mërzitur nga bllokimi ynë mental.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

LDK mbanë konferencë në mëngjes, Isa Mustafa do të votoj në këtë qendër votimi

Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave