Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin britanik Nicholas Abbott, ku kanë biseduar për themelimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, shkruan Kosova Post.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook.
“Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e jona dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e jona dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës.
Me Ambasadorin Nicholas Abbott, sot biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK si lidere e opozitës në Kosovë.