Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se koha e qeverisjes pa vizion në Fushë Kosovë, duhet të marrë fund me 17 tetor, që me 18 tetor, Rrahim Tërnava bashkë me qytetarët, të nisë kapitullin e ri, përcjell KosovaPost.
Postimi i plotë:
Koha e qeverisjes pa vizion në Fushë Kosovë, duhet të marrë fund me 17 tetor, që me 18 tetor, Rrahim Tërnava bashkë me qytetarët, të nisë kapitullin e ri për këtë qytet të mundësive e potencialit.
Rrahimi është i afërt e i dashur me të gjithë, mik i qytetarëve, që ua vlerëson mundin e përkushtimin. Politikan që ka plan për të rinjtë dhe të rejat e Fushë Kosovës, për familjet, për ndërmarrësit, për punëtorët, për mësimdhënësit e nxënësit, mjekët dhe infermierët, për njerëzit e artit, sportit e kulturës, pa dallim.
Në këto zgjedhje, ne jo veç që kemi kandidatin më të mirë e listën më të denjë, por edhe vullnetin e pathyeshëm për të fituar, e për të transformuar Fushë Kosovën.