Sa herë që kritikojnë hajnat e opozitës pushtetin e sotëm, aq më shumë e rrisin partinë në pushtet.
Kështu, shkruan analisti politik, Faik Krasniqi në një postim në Facebook.
Ai, ka shkruar tutje se opozita duhet ta mbyllë gojën, sepse vetëm sa po e irritojnë popullin.
“E vetmja mënyrë për ta mposhtur pushtetin është ta mbyllin gojën, sepse popullin e irritojnë aq më shumë kur e dimë çfarë i kanë bërë këtij vendi për më shumë se dy dekada”.
Krasniqi opozitën i quan ‘hajna të fëlliqtë.
Postimi i plotë:
Sa herë që kritikojnë hajnat e opozitës pushtetin e sotëm, aq më shumë e rrisin partinë në pushtet.
E vetmja mënyrë për ta mposhtur pushtetin është ta mbyllin gojën, sepse popullin e irritojnë aq më shumë kur e dimë çfarë i kanë bërë këtij vendi për më shumë se dy dekada.
Edhe në sendviqa keni vjedh.
Hajna të fëlliqtë.
Pushtetin e sotëm për gabimet që i bëjnë duhet ta kritikojnë votuesit e saj, sepse në zgjedhje janë ata që i ndeshkojnë.