Kohëve të fundit, sistemi bankar dhe përgjithësisht sistemi i kreditimit në Kosovë është dashur të ndërtohet që nga fillimi, me kohë edhe të zhvillohet dhe avancohet gjithnjë duke iu përshtatur edhe rrethanave dhe politikave ekonomike e sociale të vendit.
Në Kosovë tashmë operojnë disa banka komerciale, por jo të gjitha kanë hapëruar me shpejtësi në përmirësimin e strukturës apo kushteve të operimit, me theks kushteve të kreditimit.
Për dallim nga bankat tjera që operojnë në Kosovë dhe e cila ka vazhduar me trend të shpejtë të ndryshimeve, në këtë rast edhe inovacionet në fushën e kreditimit, është Banka Tregtare Kombëtare e cila tashmë ka thjeshtësuar programin e dhënies së kredive duke e aplikuar një formë e cila edhe kursen kohë dhe procedurat e stërzgjatura të aplikimit deri në aprovimin e kredive.
Pra, BKT-ja është banka e parë në Kosovë e cila tash së fundi ka filluar programin e aplikimit dixhital të marrjes së kredive.
Për të pasur sa më shumë informata lidhur me platformën dixhitale të kredive, Kosova Post ka biseduar me zyrtarët e lartë të BKT-së të cilët theksojnë se BKT-ja, gjithnjë është e fokusuar në ndryshimet dhe avancimin e operimit , gjithnjë në hap edhe me zhvillimin mbarë botëror të industrisë bankare.
Sipas tyre, një nga ndryshimet kryesore është dixhitalizimi, e që në fakt po dëshmon një transformim të thellë në sistemin bankar.
Përmes dixhitalizimit të sistemit bankar në këtë rast të aplikimit të kredisë dixhitale, BKT-ja, thonë zyrtarët e saj se synim kanë të janë lider në fushën e dixhitalizimit dhe inovacionit me dizajnimin e produkteve të reja dixhitale.
“Një nga ndryshimet kryesore në industrinë bankare është dixhitalizimi, i cili po dëshmon një transformim të thellë në sistemin bankar. Dixhitalizimi ofron mundësi të reja për bankat për të vendosur klientin në qendër të procesit të zhvillimit. Synimi jonë është të jemi një lider në fushën e dixhitalizimit dhe inovacionit duke dizajnuar produkte të reja si kredia dixhitale për të shpejtuar dhe lehtësuar procesin e kredimarrjes për klientë tanë”, janë shprehur zyrtarët e BKT-së për Kosova Post.
Ndërkohë që zyrtarët e BKT-së, japin detaje se si aplikohet platforma e kredisë dixhitale, pët të cilën thonë ata se është një procedurë fare e thjeshtë dhe që merr shumë pak kohë.
“Është fare e thjeshtë, klientët e kualifikuar për financim duhet të qasen në njërën nga platformat e bankingut dixhital: në e-banking apo në aplikacionin BKT Mobile dhe të iniciojnë aplikimin për kredi përmes disa hapave të thjeshtë dhe shërbimi përfundon me 4 hapa brenda 5 minutave, dhe në fund klientit i ofrohet menjëherë përgjigja rreth aprovimit të kredisë”, sqarojnë zyrtarët e BKT-së.
Si qytetarë jemi të interesuar për marrjen e kredive, mund edhe të ngatërrojmë aplikimin online me atë dixhital e që në fakt ka dallim të thellë.
Pra aplikimi online është formë e inicimit të aplikimit e cila procesohet përmes degës, kurse për kredinë dixhitale klienti vetëshërbehet dhe merr njoftimin e vendimit gjatë procesit të aplikimit.
Pra dallimi mes aplikimit online dhe atij dixhital për marrjen e kredive qëndron në faktin se tek aplikimi dixhital , klienti merr njoftimin e vendimit gjatë procesit të aplikimit.
Pra , kjo platformë lehtëson procedurën e aplikimit dhe shqyrtimit të aplikacionit gjë e cila kursen kohën përveç aprovimit të shpejtë i cili realizohet në këtë rast tek Banka Tregtare e Kosovës.
Gjithashtu, përmes komunikimit me zyrtarët e BKT-së mësojmë se shuma maksimale e aplikimit për kredinë dixhitale është 5,000 Euro me afat të kthimit deri në 60 muaj dhe pa shpenzime administrative.
Kujtojmë me këtë rast se BKT-ja, mban epitetin e Bankës lidere, ndërsa ka hapëruar në hap me trendët evropiane e botërore të zhvillimit të industrisë dixhitale në sistemin bankar.
Vlen të kujtojmë se tashmë BKT-ja në këtë drejtim ka bërë shumë inovacione gjatë vitit të kaluar e këtë vit ka startuar me produktin inovativ-kredi dixhitale që në fakt është edhe banka e parë në Kosovë e cila ka filluar aplikimin e këtij produkti.
Por , BKT-ja nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm me këtë produkt inovativ, por ajo së shpejti pritet të sjellë edhe produkte të reja dixhitale, si Karta e Kreditit dhe Mbitërheqja Dixhitale.