Aktiv në parti e politikë kohë të gjatë, tani për herë të dytë kandidat i Vetëvendosjes për deputet, Gazmend Gjyshinca, vazhdon aktivitetin e tij me qytetarë, jo vetëm tani në fushatë, por takimet dhe bashkëbisedimet me bashkëvendasit e tij, por edhe më gjerë ai i ka pjesë të axhendës së tij ditore në çdo kohë e orë të jetës së tij, shkruan Kosova Post.
I përkushtuar që jeta e qytetarëve të ndryshoj me pozitivitet në shumë drejtime, ai, flet, bashkëbisedon me të gjitha kategoritë sociale, duke dashur që të kuptojë hallet e brengat e secilit, mbase edhe për të ndihmuar kë më shumë e kënd më pak me këshillat apo edhe duke punuar për ndryshime të rrënjësishme të jetës sociale.
Edhe tani kur fushata ka filluar, Gjyshincen e gjen kudo, me të gjithë në komunikim, bisedë të këndshme, duke dëgjuar hallet e brengat e bashkëkombasëve të tij kudo në Kosovë, vazhdon të marrë zemrat e të gjithëve, e sidomos të rinjve për të cilët ai do të anagazhohet fuqishëm për ofrimin e mundësive për shkollim e punësim në vend pa pasur nevojën të mendojnë vendet e treta.
I afërt e i këndshëm në bashkëbisedim Gjyshinca është me të gjithë, edhe me moshat e shtyera, të cilëve iu premton se me angazhimin e tij personal dhe me qeverisjen Kurti, jeta e tyre do të jetë më e dinjitetshme meqë do të ketë program edhe të rritjes së pensioneve.
Edhe me fëmijët, Gjyshinca din të komunikojë qetësisht, ndërsa i këshillon me dashamirësi që të mësojnë dhe se në Qeverinë e Kurtit ata do të jenë të privilegjuar ndërsa do të krijohen kushte më të mira për të arritur arsimim e edukim cilësor.
Edhe në fushën e mjekësisë, Gjyshinca i premton elektoratit përmirësim të gjendjes aktuale edhe pandemike, ndërsa shpalos projektet konkrete të Qeverisë Kurti për shëndetësinë, pa lënë anash edhe kujdesin përmes programeve edhe bujqit e bizneset.
Andaj, prej njerëzve energjik e të palodhshëm, të gjithë presim dhe i kemi sytë nga ta , e një ndër ta është edhe Gazmend Gjyshinca, një emër që do të bëjë të pamundurën në mbrojtje të interesit qytetar e të shtetit.
‘Çdo punë e mirë që do të bëhet në të gjitha sektoret e jetës do ta ketë para se të gjithash një synim: Ngritjen tonë sociale dhe ekonomike’, thotë Gjyshinca. #KrejtdheDrejt127/ Kosova Post/