Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i SHBA-së Joe Biden do të ndodhë me gjasë gjatë muajve të verës, porse data e takimit nuk është përcaktuar ende, tha zëdhënësi i Krmlinit Dimirti Peskov, transmeton Kosova Post.
“Në të vërtetë mendohet që takimi të ndodhë gjatë muajve të verës, por data nuk është caktuar. Natyrisht se në fillim duhet të analizohen shumë çështje në mënyrë që edhe të dakordohemi për takimin “u tha gazetarëve Peskov.
Peskov nuk ka konfirmuar para gazetarëve se takimi i liderëve të Rusisë dhe Amerikës ishte përfolur se pritej të zhvillohej më 15-16 qershor.
“Janë bërë propozime të caktuara, por unë nuk mund të konfirmoj datat, veçanërisht sepse tani për tani nuk ka marrëveshje në lidhje me datat,” shtoi ai, shkruan sputnik.rs. Peskov ishte pyetur nga gazetarët nëse takimi i Joe Bidenit dhe Putinit do të ndodhte në mesin e muajit qershor, kur Biden pritet të vizitoj Evropën, por ai tha se për datat nuk ka ndonjë marrëveshje./ Kosova Post./