Rusia kishte shtuar talebanët në listën e organizatave terroriste të ndaluara në vitin 2003, transmeton Kosova Post.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, theksoi se nuk ka asnjë zhvillim rreth heqjes së talebanëve nga lista organizatave terroriste të ndaluara në Rusi, shkruan AA.
Peskov, në kryeqytetin Moskë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjen e Afganistanit.
Ai foli mbi mundësinë e heqjes së talebanëve nga lista organizatave terroriste të ndaluara në Rusi, duke theksuar se “Nuk ka ndonjë zhvillim në lidhje me këtë çështje. Do të njoftojmë në rast të një zhvillimi”.
Peskov tërhoqi vëmendjen se talebanët janë shndërruar në një fuqi të madhe në Afganistan.
“Sigurisht që është e rëndësishme që ata në Afganistan të mos paraqesin kërcënim ndaj partnerëve tanë, veçanërisht ndaj kufijve të Taxhikistanit”, u shpreh Peskov.
Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në vitin 2003 talebanët i kishte shtuar në listën e organizatave terroriste.
Rusia po ashtu në të njëjtin vit i kishte shtuar talebanët në listën organizatave terroriste të ndaluara.