Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, duke komentuar pretendimet e mediale në lidhje me përgjimin e Presidentit francez Emanuel Macron, tha se qeveria ruse përdor sisteme speciale të komunikimit që mbrojnë me besueshmëri dhe nuk ka nevojë për mbrojtje shtesë, transmeton Kosova Post.
Telefoni i Presidentit francez Emanuel Macron ishte shënjestra e mbikëqyrjes së mundshme nga Maroku në aferën e spiunazhit “Pegasus” në vitin 2019, njoftoi gazeta franceze “Le Monde”.
Në lidhje me këtë informacion, zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu komentoi situatën në Rusi.
“Presidenti, qeveria, administrata presidenciale dhe autoritete të tjera përdorin një sistem të lidhjeve speciale dhe qeveritare që janë mbrojtje e besueshme” tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes nëse qeveria ruse ka sigurinë e informacionit të presidentit dhe administratës, shkruan Sputnik.
Peskov deklaroi se masat e sigurisë zbatohen rregullisht dhe se nuk ka nevojë për masa shtesë.