Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel nesër do të zhvillojnë një bisedë nëpërmjet video-konferencës me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Kosova Post.
Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer në një konferencë për media njoftoi se biseda do të zhvillohet nesër pasdite.
Mamer tha se në bisedë do të diskutohet për marrëdhëniet Turqi-BE përpara Samitit të Liderëve të BE-së që do të zhvillohet javën e ardhshme.
Samiti i Liderëve të BE-së do të mbahet më 25-26 mars. (AA)