Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar policin e ndjerë Enver Zymberi në 10 vjetorin e rënies së tij, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në Facebook ai ka shkruar se Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë Hero i Kosovës së pavarur.
Postimi i plotë:
Dhjetë vjet më parë, polici Enver Zymberi dhe kolegët e tij iu përgjigjën me nder e krenari thirrjes së shtetit për të mbrojtur sovranitetin. Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë Hero i Kosovës së pavarur. Lavdi e respekt përjetë veprës së tij.