Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Abrisë, duke theksuar se kriminelët duhet ta marrin dënimin e merituar, transmeton Kosova Post.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, Haradinaj ka shkruar ndër të tjera se:
“Ata ishin shqiptarë, që dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre. Por, barbarët nuk e kursyen asnjë, as foshnjën disa muajshe e as plakun nëntëdhjetekatër vjeçar.”
Ky është postimi i tij i plotë:
“Ata ishin shqiptarë, që dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre. Por, barbarët nuk e kursyen asnjë, as foshnjën disa muajshe e as plakun nëntëdhjetekatër vjeçar.
Drejtësi, nuk do të ndalemi së kërkuari. Kriminelët duhet të marrin atë që e meritojnë.
Familjes Delia, Martirëve të Abrisë, Lavdi e përjetshme!”