Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha, ka thënë se asnjëherë nuk duhet pyetur aktivistët e VV-së nëse janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia apo Mali i Zi.
Hoxha ka shkruar në Facebook se falë aktivistëve të VV-së do të kuptohet se sa e madhe është harta e shqiptarisë
‘Pra mos e pyesni asnjëherë aktivistin e Vetëvendosjes nëse është nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, apo ku di unë. Mund ta pyesni vetëm se prej cilit qytet shqiptar ka mbërritur. Falë aktivistit të Vetëvendosjes ju do ta kuptoni se sa e madhe është harta e shqiptarisë’, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Reagimi i ish-këshilltarit të Albin Kurtit, vjen pas kritikave të shumta nga partitë opozitare, të cilat e kanë akuzuar Kurtin se po bën fushatë në Shqipëri, duke lënë qytetarët e Kosovës pa zgjidhje të problemeve të tyre.
Postimi i plotë i Hoxhës në Facebook:
Është e kotë të pyesësh një aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje nëse është nga jugu apo veriu. Ai është për bashkim të shqiptarëve.
Është e kotë ta pyesësh një aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje se përse ai mbron lumin në veri apo jug. Ai është për mbrojtjen e pasurisë kombëtare.
Pra mos e pyesni asnjëherë aktivistin e Vetëvendosjes nëse është nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, apo ku di unë. Mund ta pyesni vetëm se prej cilit qytet shqiptar ka mbërritur. Falë aktivistit të Vetëvendosjes ju do ta kuptoni se sa e madhe është harta e shqiptarisë.