Dritat e kullës së famshme Eiffel në Paris, kryeqyteti i Francës, do të fiken një orë më parë për të kursyer energji. Ky vendim në lidhje me Kullën Eiffel është vetëm një nga masat e marra për kursimin e energjisë. Kryebashkiaku i Parisit po mendon të reduktojë ndriçimin e qytetit në përgjithësi, transmeton KosovaPost.
Kryetari i Bashkisë së Parisit propozoi të reduktohej ndriçimi i Kullës Eifel. Dritat në një nga ndërtesat më të ndriçuara në Paris do të fiken një orë më parë për shkak të krizës energjetike të vërejtur në Evropë.
EDHE NDRIÇIMI I QYTETIT DO TË REDUKTOHET
Aktualisht, Kulla Eifel është e ndriçuar deri në orën 01:00 të natës. Struktura është e pajisur me një sistem kompleks ndriçimi të përbërë nga gjithsej 336 projektorë që i japin asaj një shkëlqim të artë. Kulla ka gjithashtu 20,000 llamba që ndezin për pesë minuta çdo orë.
Ky vendim në lidhje me Kullën Eifel është vetëm një nga masat e marra për kursimin e energjisë. Kryebashkiaku i Parisit po mendon të reduktojë edhe ndriçimin e qytetit në përgjithësi./KosovaPost/.