Bullgaria do të drejtohet nga Qeveria teknike deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në nëntor, transmeton Kosova Post.
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot ka emëruar kryeministër të përkohshëm, gjeneralin në pension Stefan Janev (61).
Detyra e qeverisë së teknike të Bullgarisë, do të jetë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve të rregullta presidenciale, të planifikuara për 14 nëntor.
Bullgarët tashmë kanë votuar dy herë në zgjedhjet parlamentare këtë vit por asnjë përpjekje e partive të për të formuar një qeveri nuk ka dhënë rezultate.sh.o./Kosova Post/