Pas takimit me përfaqësuesit e Shoqatës së Veteranëve, Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, deklaroi se Kroacia do të kushtëzojë hyrjen e Serbisë në BE me zgjidhjen e çështjes së të zhdukurve, përcjell Kosova Post.
Milanoviç, gjithashtu bëri të ditur se gjatë takimit me veteranët, është diskutuar edhe çështja e dëmshpërblimeve të luftës, e për të cilat tha se ai se aktualisht nuk ka bazë ligjore.
Për herë të parë, shkruan novosti.rs, presidenti kroat kategorikisht thotë se Beogradit zyrtar do t’i kushtëzohet hyrja në BE me zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur.
Nga ana tjetër, Kryeministri Andrej Plenkoviq, asnjëherë më parë nuk kishte folur më qartë, ndërsa ka bërë të ditur ai se vendimin përfundimtar të Kroacisë për çështjen e anëtarësimit të Serbisë në BE do ta merr Qeveria e jo presidenca./Kosova Post/