Atleti kroat Ante Zhivkoviq ka fituar vendin e parë në maratonën “Prishtina 2022”, ndërsa i dyti në këtë garë u rëndit Erzen Zyberaj, kurse vendin e tretë e zuri Emin Grajqevci.
Në këtë maratonë të organizuar nga Federata e Atlektikës e Kosovës, garuesit morën pjesë në disiplina të ndryshme si 5km, 10 km e deri në atë më të gjatën që ishte 42 kilometra, në të cilën doli fitues Zhivkoviq.
Vendi i parë në këtë maraton u shpërblye me 500 euro, i dyti me 450, kurse i treti me 400.