Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

    Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

    Varianti i ri i Covid, më shumë raste të reja në Evropë

    Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Abazoviq i falënderon në shqip Kurtin, Osmanin e Ramën

    Abazoviq mban takim me partitë pro-serbe gjatë pauzës së mocionit

    Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

    Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

    Twitter rikthen llogaritë e politikanëve në Serbi

    Ish-Ambasadori Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

    Ish-Ambasadori Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

    Pejani e bën gruan për spital

    Prizren, një muaj paraburgim për dhunë ndaj gruas

    Ambasadori amerikan Hovenier falënderon atasheun e Mbrojtjes së SHBA-së

    Ambasadori amerikan Hovenier falënderon atasheun e Mbrojtjes së SHBA-së

    Kurti pranon telefonat nga i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, e nevojshme një marrëveshje për njohje reciproke

    Kurti: Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Prejardhja e emrit Shqiptar!!! A e dinit se nga vjen emri ynë?

    Prejardhja e emrit Shqiptar!!! A e dinit se nga vjen emri ynë?

    Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, – kujton Geraldina

    Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, – kujton Geraldina

    Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës?

    Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës?

    Hoxha Hasan Tahsin, patriot për mbrojtjen e trojeve shqiptare

    Hoxha Hasan Tahsin, patriot për mbrojtjen e trojeve shqiptare

    Pas gjysmëshekulli, Akademia i kërkon falje për fjalimin e saj aktores indiane që e refuzoi Oscarin në emër të Marlon Brandos

    Pas gjysmëshekulli, Akademia i kërkon falje për fjalimin e saj aktores indiane që e refuzoi Oscarin në emër të Marlon Brandos

    Nafta në Shqipëri më e shtrenjta në Evropë sipas fuqisë blerëse

    Bie çmimi i karburanteve në tregun ndërkombëtar – nafta më e lirë prej kohës kur Rusia pushtoi Ukrainën

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

    Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

    Historia e panjohur e rusit të bardhë, Bespallov, që vuajti 7 vjet në Spaç: Kadri Hazbiu s’ia fali kurrë…

    Historia e panjohur e rusit të bardhë, Bespallov, që vuajti 7 vjet në Spaç: Kadri Hazbiu s’ia fali kurrë…

    Idetë komuniste ekzistonin shumë kohë para Marksit

    Idetë komuniste ekzistonin shumë kohë para Marksit

    Sot ” E zeza në të bardhën” shpalos planin, Abazoviq për kryeministër

    Malazezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare

    Në Bursën e poçarëve

    Në Bursën e poçarëve

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kryesore

Kronologjia e mospajtimeve midis Kurtit dhe BE-së

14 Janar, 2022 19:41
në Kryesore, Lajme
Kronologjia e mospajtimeve midis Kurtit dhe BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Mospajtimet e fundit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell rreth mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës, nuk janë mospajtimet e vetme mes këtyre dy zyrtarëve.

Që prej formimit të Qeverisë Kurti, më 2 në mars të vitit 2021, dy zyrtarët kanë pasur një sërë mospajtimesh që janë bërë publike.

Institucionet e Kosovës deklarohen njëzëri kundër votimit në referendumin e Serbisë.

Lexo Edhe:

Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Abazoviq mban takim me partitë pro-serbe gjatë pauzës së mocionit

Që prej marrjes së mandatit si kryeministër, Kurti ia kishte bërë me dije Borrellit dhe ekipit të tij, se në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian, Kosova do të kërkojë trajtim të barabartë.

Për këtë gjë, Kurti kishte refuzuar që të zhvillohej takimi i parë me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq në datën që ishte shpallur publikisht nga shefi i diplomacisë së BE-së, Borrell, pas një takimi që kishte me Vuçiqin.

Sipas burimeve diplomatike, deri në atë moment Kurti nuk e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në takim dhe Borrell e kishte shpallur datën e takimit pa pritur që të marrë konfirmimin nga pala kosovare.

Përfaqësuesit e shefit të diplomacisë së BE-së kishin bërë përpjekje që takimi të mbahej më 11 maj 2021, siç kishte paralajmëruar publikisht Borrell, sepse besueshmëria e tij po vihej në pikëpyetje. Por, Kurti nuk pranoi që takimi të mbahej në atë datë, duke u arsyetuar se “Qeverisë së re i duhet më shumë kohë që takimi të përgatitet mirë”.

Mospajtimet e tjera dolën në publik disa herë, sidomos sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

BE-ja vazhdimisht bën thirrje që Asociacioni të krijohet, duke thënë se “është obligim i Kosovës nga Marrëveshja e Brukselit”, ndërkaq kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij vazhdimisht ka refuzuar që ta themelojë Asociacionin, duke argumentuar se “nuk mund të ketë Asociacion njëetnik në Kosovë”.

Më së shumti mospajtime rreth kësaj çështjeje dolën gjatë një konference për media në Bruksel, pas një takimi të Këshillit të Stabilizim Asociimit midis Kosovës dhe BE-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell në Bruksel.
Gjatë konferencës, që u mbajt më 7 dhjetor 2021, në prani të Borrellit dhe Komisionarit për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, Kurti përsëriti kundërshtimet e tij lidhur me krijimin e Asociacionit, por njëkohësisht shprehu gatishmërinë që të marrë pjesë në takimet në kuadër të dialogut sa herë që “lehtësuesi apo ndërmjetësuesi” e sheh të arsyeshme që të ftojë palët.

“Të gjitha zgjidhjet që vijnë nga lartë, në mënyrë që të kënaqen politikanë të caktuara, s’janë demokratike. Unë jam demokrat dhe prandaj besoj që kapitujt e ardhshëm të dialogut s’duhet të jenë aty për të kënaqur politikanë, të shpëtojnë lëkurën e dikujt apo fytyrën e dikujt, por të shërbejnë e ndihmojnë njerëzit. Ne u shërbejmë njerëzve dhe kam frikë se ky Asociacion i komunave serbe është më shumë në shërbim të Beogradit sesa të qytetarëve të zakonshëm serbë në Kosovë, për të cilët unë po ashtu shërbej si kryeministër i Republikës sonë”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se “kur Gjykata Kushtetuese [e Kosovës] e shpalli jokushtetuese këtë marrëveshje, asnjë serb në Kosovë nuk ka protestuar. Prandaj duhet të kemi dialog nga i cili përfitojnë qytetarët e jo politikanët”.

Në mënyrë jo fort të zakonshme reagoi gjatë kësaj konference shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, duke insistuar në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin. Madje, ai e quajti atë si “me rëndësi të posaçme”.

“Edhe unë jam demokrat. Nuk pajtohem me juve zoti kryeministër [Kurti] se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e marrëveshjes. Kjo marrëveshje është arritur në mes të përfaqësueseve të qeverive të të dy palëve, të cilët kanë vepruar në mirëbesim dhe konform normave ndërkombëtare. Më vjen keq kryeministër, por ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë zbatimin e marrëveshjes. Ne e dimë se ka marrëveshje të hapura. E di se të dyja palët nuk kanë zbatuar marrëveshje, por kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme”, kishte deklaruar Borrell.

Kurti dhe Borrelli patën mospajtime edhe në kohën kur Kosova ndërmori një aksion policor në veri, si pjesë e luftës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. Gjatë një deklarimi publik, Borrell e quajti aksionin “veprim të njëanshëm”, ndërsa Qeveria e Kosovës tha se aksioni ishte aksion në tërë territorin e Kosovës, në kuadër të forcimit të rendit dhe ligjit

“BE-ja bën thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Secili provokim apo veprim i njëanshëm duhet të evitohet sepse shkon në kundërshtim me interesat e njerëzve në rajon. Ne u bëjmë ftesë udhëheqjes në Beograd dhe Prishtinë që të kenë qasje të përgjegjshme dhe të punojnë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të evituar çfarëdo përshkallëzimi të ri, të kthejnë atmosferën paqësore dhe të punojnë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga zyra e Borrellit.

Këto deklarata të Borrellit nuk ishin në linjë të njëjtë me disa shtete anëtare të Quint-it, që kishin mbështetur operacionin policor, ndërkohë që edhe NATO-ja kishte konfirmuar se misioni i saj në Kosovë, KFOR-i ishte njoftuar paraprakisht për aksionin e 13 tetorit të vitit 2021.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut më 13 tetor, gjatë protestave ndaj një aksioni kundër kontrabandës së mallrave.
Por, rasti i fundit lidhur me mundësinë që serbët që jetojnë në Kosovë të votojnë për referendumin e Serbisë për ndryshimin e Kushtetutës, është një ngjarje, kur shtetet e Quint-it dhe Borrell, kanë qëndrim të njëjtë.

Në shtetet e Quint-it bëjnë pjesë: Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Franca.

Më 13 janar, Borrell bëri thirrje që Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) t’i mundësohet “grumbullimi i votave” të serbëve të Kosovës, në mënyrë që këta qytetarë “të shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar”. Qeveria e Kosovës ka thënë se serbët e Kosovës, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

BE-ja, së bashku me shtetet e Quint-it më 14 janar shprehën keqardhje për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, për të mos lejuar zhvillimin e referendumit serb në Kosovë “sipas praktikave të vendosura më herët”.
Komuniteti ndërkombëtar kërkon që Kosova t’u lejojë serbëve të drejtën e votës
Mospajtime mes Kosovës dhe BE-së ka pasur edhe rreth planit të Qeverisë Kurti për procesin e vetting-ut në sistemin e drejtësisë. Në atë rast, blloku evropian shprehu shqetësimet lidhur me këtë plan, duke argumentuar se nuk është kundër procesit të vetting-ut (procesit të verifikimit të figurave të prokurorëve dhe gjyqtarëve), por ishte i shqetësuar me mënyrën dhe përmasat që Qeveria e Kurtit planifikon të përfshijë në këtë proces./Rel

ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

Gazeta kroate: Lojtarët e FC Ballkanit vlejnë sa një mbrojtës i Hajdukut, por si skuadër bëjnë mrekulli

19 Gusht, 2022
Varianti i ri i Covid, më shumë raste të reja në Evropë

Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

19 Gusht, 2022
Abazoviq i falënderon në shqip Kurtin, Osmanin e Ramën

Abazoviq mban takim me partitë pro-serbe gjatë pauzës së mocionit

19 Gusht, 2022
Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

Përfundoi detyrën e atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

19 Gusht, 2022

Twitter rikthen llogaritë e politikanëve në Serbi

19 Gusht, 2022

Tjera nga rubrika

NASA e shqetësuar për planin e Elon Musk për vendosjen e 30 mijë satelitëve në hapësirë

Elon Musk bën shaka me tifozët e Manchester United

16:04

Leposaviq: E kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë, shoqërohet në polici

E mashtroi se do t’ia rregullonte vizën dhe ia mori 3 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Podujevë

09:15

Senatorja amerikane: Ligji për Ballkanin Perëndimor është përpjekje për ta rikthyer rajonin në fokus

Senatorja amerikane: Ligji për Ballkanin Perëndimor është përpjekje për ta rikthyer rajonin në fokus

10:22

Kurti-Opozitës: 2 milionë e gjysmë paguam për import të energjisë, a po më tregoni ku me i marrë paratë?

Haradinaj ia kërkoi dorëheqjen Kurtit, vjen reagimi i parë nga VV

22:50

Kurti-Vuçiq nuk përshëndeten mes vete, Borellit i mbetet dora e shtrirë

Kurti-Vuçiq nuk përshëndeten mes vete, Borellit i mbetet dora e shtrirë

14:08

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.