Ministri i Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, Vladimir Makei, deklaroi se Minsk nuk do të mbyllë misionet e saja diplomatike në BE, trasnmeton Kosova Post.
“Në këtë fazë, ne nuk kemi në plan të mbyllim zyrat tona përfaqësuese në asnjë vend të BE-së, por natyrisht që do të monitorojmë situatën. Ne besojmë se BE mund të jetë një partner normal për Bjellorusinë, por për ta arritur atë, është e nevojshme të kthehemi tek bashkëpunimi i cili ka qenë më herët “tha Ministri i Jashtëm Bjellorus në një intervistë për agjencinë e lajmeve BelTA agjencia e lajmeve, raporton TASS.