Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushoglu dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian, në një bisedë telefonike kanë diskutuar çështjet në lidhje me Bashkimin Evropian (BE), trasnmeton Kosova Post.
Sipas burimeve diplomatike, Çavushoglu dhe Le Drian po ashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të tjera rajonale.
BE ka premtuar përmirësimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Ankaranë në kuadër të një marrëveshjeje të vitit 2016 për të përshpejtuar bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE, modernizimit të Unionit Doganor BE-Turqi, si dhe lejimit të udhëtimit pa viza për shtetasit turq brenda zonës Shengen.
Por disa anëtarë të BE-së, përfshirë Franca, Greqia dhe administrata e Qipros Greke, bllokuan bashkëpunimin më të ngushtë me Turqinë për shkak të vështirësive dypalëshe dhe tensioneve në Mesdheun Lindor.
Megjithëse BE u zotua se do të hapë kapituj të ri në bisedimet e pranimit, procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE në vitet e fundit ka ardhur në një ngërç.
Turqia ka kritikuar partnerët evropianë për moszbatimin e plotë të marrëveshjes së vitit 2016 dhe për largimin nga angazhimet politike.AA