Kryesuesja e OSBE-së, njëherësh Ministre e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, sot në Prishtinë është takuar me Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz.
Në një postim në Twitter, Linde tha se takimi me Gërvallen ishte i shkëlqyeshëm.
“Rifillimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit është inkurajues. Të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Linde.
Excellent meeting with #Kosovo’s Foreign Minister @gervallaschwarz. Resumption of the dialogue between Pristina and Belgrade is encouraging. Both sides must engage constructively to advance normalisation of relations. #OSCE2021SWE pic.twitter.com/GEcj84TcgK
— Ann Linde (@AnnLinde) July 8, 2021