Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja VETEVËNDOSJE!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të realizojnë vizita të ndryshme, transmeton Kosova Post.
Kryeministri Kurti, gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit dhe shpërndarjes së donacionit Në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Agjenda e visitës së kryeministrit Kurti sot në Prizren
15:00 do të bëhet shpërndarja e donacionit tek Spitali Rajonal i Prizrenit
15:30 – Vizitë tek shoqata ESNAF
16:30 – Vizitë në Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit – SHZAP
18:00 – Tubimi i mbylljes së fushatës (në fushën sportive “Andrra” në Marash, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.