Në një deklaratë, Boris Johnson tha se Amess ishte një nga njerëzit “më të butë” dhe “më të sjellshëm” në politikën britanike, transmeton Kosova Post.
Kryeministri britanik Boris Johnson në deklaratën e tij të parë pas vrasjes së anëtarit konservator të parlamentit, Sir David Amess, tha se zemra e tij ishte e mbushur me “tronditje” dhe “trishtim”, shkruan AA.
Në një deklaratë, Johnson tha se Amess ishte një nga njerëzit “më të butë” dhe “më të sjellshëm” në politikën britanike.
“David ishte një njeri që besonte me pasion në këtë vend dhe të ardhmen e tij”, tha ai, duke shtuar: “Ne kemi humbur sot një nëpunës të mirë publik dhe një mik dhe kolegë shumë të dashur”.
Johnson gjithasuhtu u shpreh se të gjithë ishim thellësisht të tronditur dhe të goditur thellë në zemër”, duke shtuar se mendimet e tij ishin me familjen Sir David.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel shkroi në Twitter se “po diskutohet siguria” e parlamentarëve pas vdekjes së Sir David Amess-it.
Ajo tha se do të siguronte përditësime “në kohën e duhur”, duke shtuar se ishte “e shkatërruar” dhe nga vrasja e Sir David-it, të cilin e shihte si një “mik të mirë dhe besnik”.
Amess u vra në një sulm me thikë teksa po takohej me votuesit e tij në një kishë në Leigh-on-Sea.
Policia e Essex-it tha se një 25-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasje pasi konfirmoi identitetin e viktimës.
“Me keqardhje mund të konfirmojmë se njeriu që vdiq në Leigh-on-Sea sot ishte deputeti Sir David Amess”, thuhet në një njoftim të policisë në Twitter.