Kryeministri dertin te opozita: S’kan pare të shkojnë në hotele u duhet pastërti për piknik

Kryeministri dertin te opozita: S’kan pare të shkojnë në hotele u duhet pastërti për piknik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duket se dertin e ka te opozita edhe kur është fjala për një Kosovë me të pastër. Ai në konferencën ku do shpallen rezultatet për komunat më të suksesshme në fushatën ‘Ta pastrojmë Kosovën’, tha se Kosovës i duhet një mobilizim gjithë përfshirës për një mjedis të pastër dhe të qëndrueshëm, raporton Kosova Post.

Haradinaj që njihet edhe si person me sens ‘ humori’ edhe këtu e nguci pak opozitën, duke thënë se ky aksion vlen për të gjithë që Kosova të ketë kushte që qytetarët të mund të shijojnë pikniqet e tyre në një vend të pastër.

‘Këta të opozitës që s’kanë pare me shkuar në hotele, dalin me bë piknik e duhet t’ia krijojmë kushtet. Edhe ne mundemi me qen nesër ne opozitë’, tha Haradinaj duke buzëqeshur.

Haradinaj si çështje emergjente që Kosova të mund ta ruaj pastërtinë e shef tek riciklimi i mbeturinave.

‘Nuk mundemi ta mbajmë Kosovën të pastër nëse gjuajmë bërllokun ku të mundemi. Te mendojmë për një opsion real riciklim të mbeturinave. Ju lus të rrimë të mobilizuar për një Kosovë të pastër. Nuk kam merita unë dhe as qeveria, sepse këto mjete janë nga buxheti i popullit. Meritat ju shkon njerëzve vullnetar’, shtoi Haradinaj.