Greqia dhe Arabia Saudite ranë dakord për krijimin e një ‘këshilli të lartë bashkëpunimi’ me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, transmeton Kosova Post.
Kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis u takua me princin e kurorës Mohammed bin Salman të Arabisë Saudite në kuadër të vizitës së tij në Riad.
Në deklaratën e qeverisë greke lidhur me takimin, thuhet se Athina dhe Riadi ranë dakord për krijimin e një “këshilli të lartë bashkëpunimi” për zgjerimin e bashkëpunimit dhe se mbledhja e parë e këshillit do të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2022.
“Gjatë takimit u ri-afirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe dhe u diskutuan perspektivat për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët si investimet, energjia, turizmi dhe mbrojtja”, thuhet në deklaratë./KosovaPost/.