Pretendohet se janë rritur masat e sigurisë për kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, pas informacioneve të inteligjencës për sulm ose rrëmbim ndaj tij,transmeton Kosova Post.
Sipas lajmeve në median lokale, Rutte mbrohet nga më shumë policë të trajnuar posaçërisht nga Shërbimi i Sigurisë Mbretërore dhe Diplomatike, shkruan AA.
Gjithashtu sipas informacioneve të rëndësishme në lajm thuhet se Rutte ndodhet në objektivin e sulmit ose rrëmbimit nga organizata kriminale e emërtuar “Mocro-Maffia”.
Informacionet inteligjente se Rutte ndodhet nën kërcënim janë marrë që në fillim të shtatorit thuhet në lajmin në të cilin vihet në dukje se në kohë të ndryshme përreth kryeministrit janë përcaktuar “vëzhgues” të organizatës në fjalë “Mocro Maffia”.
Ndër të tjera bëhet e ditur se zyrtarët ende nuk dëshirojnë të bëjnë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.