Kryeministri i Irakut me rastin e 7 vjetorit të themelimit të organizatës së forcave vullnetare popullore “Al-Hashd Al-Shabi”, deklaroi: “Forcat e Hashd Sh’abi kanë mposhtur dhe shpartalluar terrorizmin takfirist, transmeton Kosova Post.
Agjencia e lajmeve Sumerija News njoftoi se Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, sot në ceremoninë e paradës ushtarake të forcave vullnetare popullore Al-Hashd Al-Sha’bi që u organizua me rastin e shtatë vjetorit të themelimit të kësaj organizata të rezistencës në provincën Dejale të Irakut, ka thënë: “Forcat e Hashd Sha’bi janë bijë dhe forca të Irakut dhe me këto forca, Iraku do ta rigjejë pozitën e vet historike. Veprimet heroike të forcave të Hashd Sha’bi dhe sakrifica e familjeve të tyre duhet të vlerësohen lartë dhe sot këto forca kanë përpara misione shumë të mëdha dhe të rëndësishme”.
Vlen të theksohet se Ajetullah Sejed Ali Al-Sistani me anë të një dekreti fetar dhe historik më 13 qershor të vitit 2014, njihet si themeluesi i organizatës së forcave popullore dhe ushtarake “Al-Hashd Al-Sha’bi” të Irakut. Hejdar Al-Ebadi, ish-kryeministri i Irakut, me anë të një dekreti nënshkruar më 24 shkurt të vitit 2016, në muajt e fundit të luftës kundër ISIS, ka shpallur organizatën e forcave vullnetare Al-Hashd Al-Sha’bi si strukturë e pavarur ushtarake nën urdhër të drejtpërdrejtë të komandës së forcave të armatosura të Irakut.