Në Ishujt Solomon, ku u ndezën protestat antiqeveritare, kryeministri Manasse Sogaware fajësoi “forcat e jashtme” për veprimet e zhvilluara në kryeqytetin, Honiara, transmeton Kosova Post.
Duke folur për kanalin televiziv ABC me bazë në Australi, Kryeministri i Ishujve Solomon Sogaware pohoi se “forcat e jashtme” shkaktuan protestat në ishuj sepse qeveria dëshironte të vendoste marrëdhënie diplomatike me Kinën në vend të Tajvanit.
Midis 2 dhe 3 mijë demonstrues që kërkonin dorëheqjen e Sogaware, organizuan protesta në kryeqytetin Honiara dhe u vunë flakën dyqaneve në lagjen ‘Chinatown’ në qytet.
Në deklaratën e tij, kryeministri Sogaware deklaroi se njohja zyrtare nga qeveria e Kinës në vend të Tajvanit ishte arsyeja e vërtetë e protestave antiqeveritare, duke shtuar: “Ky është problemi i vetëm. Dhe për fat të keq, vendet e tjera kanë provokuar dhe ndikuar në këtë konflikt. ”
“Këto vende që prekin ishullin Malaita nuk duan që ne të kemi marrëdhënie me Kinën dhe po përpiqen të largojnë Ishujt Solomon nga marrëdhëniet diplomatike dhe nga pajtueshmëria me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare , ” shtoi Sogaware .
“Ne e dimë se kush janë ata”, tha kryeministri, i cili nuk sqaroi se për cilat shtete e kishte fjalën.
Protestuesit kundër kryeministrit Sogaware në Ishujt Solomon mbajtën protesta në shkallë të gjerë pavarësisht shtetrrethimit 36-orësh. Administrata australiane vendosi të dërgojë trupa në ishull pasi demonstratat u rritën./KosovaPost/