Pas zgjedhjes si kryeministër në Pakistan, Shahbaz Sharif, u zbulua se Sharif mbylli shkollat e FETO-s kur ishte kryeministër i provincës Punjab të Pakistanit dhe tha: “Armiqtë e Turqisë janë armiqtë e Pakistanit”, transmeton KosovaPost.
Shahbaz Sharif, kandidati i bllokut opozitar në Pakistan, u zgjodh kryeministër në votimin parlamentar.
Shahbaz Sharif, i cili mbylli shkollat e FETO-s kur ishte kryeministër i Provincës Punjab të Pakistanit, deklaroi se Pakistani nuk do të bëjë asgjë kundër popullit turk dhe tha: “Ajo që është e mirë për Turqinë është e mirë edhe për Pakistanin. Ajo që është e keqe për Turqinë është gjithashtu e keqe edhe për Pakistanin dhe Armiqtë e Turqisë janë armiqtë e Pakistanit”, tha ai.
Qeveria e Imran Khan ra si rezultat i një votimi mosbesimi në parlamentin në Pakistan.
Në votën e mosbesimit në parlament, qeveria e kryeministrit Imran Khan mori 174 vota kundër. Qeveria ra nën kufirin e mazhorancës prej 172 votash në votën e mosbesimit në parlament./KosovaPost/.